Tritan Shehu: As dantoleni s’e shpëtonte dot Blertën

Në një prononcim për Ora News Tritan Shehu, kreu i shoqatës së anestezi-reanimacionit thotë se Blertës i ishin injektuar 3 flakonë por hipertermia ka qenë agresive.
“Hipertermia malinje është një komplikacion i vështirë, i rrallë. Reaksioni ndodh në muskuj dhe manifestohet me temperaturë mbi 42 gradë.Vajzës i është injektuar dantoleni 3 flakonë, por hipertermia ka qenë agresive” tha Shehu në një prononcim për gazetaren e Ora News Manjola Hasa.
Ndërkohë mbetet e rëndë gjëndja shëndetësore e Tefik Zhurdës, mjekut anestezist i cili tentoi vetëvrasjen dhe aktualisht po lufton me vdekjen.
“Vizitova mjekun Tefik Zhurda ne mengjes. Gjendja e tij është tepër kritike” tha Shehu.

