Tritan Shehu: Policia po ushtron terror në Këlcyrë
Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Tritan Shehu shprehet se qytetarët e Këlcyrës ndodhen përballë një terrori të pazakontë. Ai shprehet se banorëve po iu prishen shtëpitë me qëllim për të përfituar një grusht njerëzish miliona euro përmes një projekti fantazmë.
Sipas Tritan Shehut, policia ka thirrur në komisariat kreun e Partisë Demokratike për protestën e organizuar të shtunën, kundër një projekti tërësisht korruptiv dhe aspak ligjor.
REAGIMI I TRITAN SHEHUT:
Terror në Këlcyrë në mbrojtje të abuzivizmit e arrogancës qeverisëse.Në Këlcyrë sot jemi përballë një operacioni policor terrorizues ndaj banorëve, për t’i bërë ata të heshtin për projektin fantazëm me vlerë miliona Euro e procedurat anti-ligjore, që kërkon të hedhë në rrugë shumë familje, gjë që nuk do ta arrijnë kurrë.
Aktualisht thirret aty në polici nga drejtuesit e saj Kryetari i degës së PD Z.Luan Malko, për protestën e organizuar ditën e shtunë kundër shembjes abuzive të dhjetra banesave.
Ishte ajo një protestë masive, krejt demokratike e paqësore e banorëve kundër këtij akti thellësisht arbitrar, në kundershtim me të drejtat themeltare të njeriut, aspak transparent, me hije të mëdha korruptive.
Po kështu midis të tjerëve i bëhet presion edhe qytetarit Ismet Lile, që në mënyrë shumë civile për ditë të tëra po proteston kundër shembjes së godines se tij, nje godine e ndertuar si te tjerat me leje prekatese shume vite me pare, brenda te gjithe kritereve urbanistike.
Ky dhe bashkeqytetaret e tij, ja kane perplasur te verteten ne sy ne zyre, kryetarit aktual te Bashkise, qe kerkon te shembe shtepite e qytetareve, gje per te cilen eshte shprehur kunder edhe i gjithe Keshilli Bashkiak, duke kerkuar anullimin e atij projekti.
Policia e prokuroria aty duhet te perfshihen jo duke thirrur Kryetarin e PD e banoret, por ideatoret e zbatuesit e ketij projekti te pa ligjeshem, qe i ngjan si dy pika uji atij te Astirit ne Tirane.

