FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump i ofron Sylvester Stallones post në administratën e tij

Ylli “Rocky Balboa” apo dhe i serialit të superndjekur “Rambo” mund të jetë pjesë e administratës së Donald Trump.

Presidenti i SHBA mësohet se i ka ofruar Sylvester Stallones që të jetë menaxheri i një Agjencie e cila shpërndan fonde për artistët dhe projektet kreative.

Nëse ai e pranon këtë post, 70 vjeçari do bëhet një nga zyrtarët e lartë të kulturës në Amerikë. Sipas Daily Mail, aktori nuk ka marrë ende një vendim por mendohet që do të jap një përgjigje pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka diskutuar dhe më herët përfshirjen në politikë e ndërsa për presidentin e ri të SHBA, Stallone shtë shprehur “Më pëlqen Donald Trump. Ai ka një karakter të fortë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Janë disa njerëz si Arnold, Babe Ruth që janë më të mëdhenj se vetë jeta. Por nuk e di se si mund të përkthehet kjo në drejtimin e botës” është shprehur Stallone.

Kërkesa e Trump për emërimin e Sylvester Stallone në krye të kësaj Agjencisë duhet të miratohet nga Kongresi. Kritikët e kanë cilësuar Trump si armik kryesor të kulturës dhe se kjo gjë po bëhet vetëm për të siguruar pas vetës sa më shumë mbështetës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?