Trupi i deputetit Kadeli mbërrin në Shqipëri, Meta del për ta pritur (VIDEO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=i8hsNQq7EnY” width=”560″ height=”315

Sot ka mbërritur në portin e Durrësit arkivoli me trupin e deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadeli, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, në Itali.  Deputeti i qarkut të Lezhës vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht e humbi.

Në portin e Durrësit kishin dalë për të pritur arkivolin familjarët dhe të afërmit e Kadelit, të njohur, bashkëpunëtorë dhe kolegë të tij si dhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe ministri Lefter Koka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij, Meta shprehu vlerësimin e tij për deputetin Kadeli, si një njeri i jashtëzakonshëm, me vlera të rralla njerëzore dhe morale dhe dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjovalin Kadeli ndërroi jetë ditën e premte, në moshën 53-vjeçare. Ai la pas 4 fëmijë, ndërkohë që e shoqja ishte ndarë nga jeta dy vite më parë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Arkivoli me trupin e deputetit të ndjerë është nisur drejt qytetit të Lezhës, dhe ka arritur në fshatin e tij të lindjes në Manati të Lezhës, ku pritet të mbahet ceremonia mortore ditën e hënë, ora 12.00.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?