Tufinë/ Babai pret damarët mbi varrin e së bijës 19-vjeçare
Dhimbja që i shkaktoi ndarja nga jeta e parakohshme e vajzës në moshën 19-vjecare, bëi që babai i saj, pranë varrit të pres damarët.
Ngjarja e rëndë, që për fat u mbyll pa viktimë ndodhi pasditen e djeshme, në varrezat e Tufinës. Kanë qenë kalimtarë ata që panë Shyqyri Koçin, 63 vjeç, të gjakosur e të shtrirë përtoke dhe njoftuan policinë.
Koçi, është në gjendje të rëndë psikologjike, pas humbjes së vajzës ka dashur t’i japë fund jetës. Ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur preu damarët, por u pikas në kohë dhe tani ndodhet në spital.
I pyetur nga policia për aktin ai është shfaqur i dëshpëruar teksa ka thënë se “doja që të bashkohesha me vajzën dhe prindërit që nuk i kam më, se jeta pa ta nuk ka kuptim”.

