U dënua me burg për korrupsion, Apeli prish vendimin për gjyqtarin Doda
Aktualitet E Martë, 25 Maj 2021 15:02
Gjykata e Apelit ka çuar për rigjykim rastin e gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda, i cili u dënua nga Krimet e Rënda me 4 vjet e 6 muaj burg për korrupsion. Rasti në fjalë bën fjalë për 80 mijë eurot që gjyqtari u dënua se i kishte marrë në këmbim të një vendimi. Megjithatë, Apeli vendosi që gjyqtari të rigjykohet.

