U dënua për pedofili, David Brown i zbresin 45 ditë nga dënimi

Gjykata e Tiranës ka zbritur 45 ditë nga dënimi britanikut David Brown, i dënuar  për pedofili gjatë drejtimit të fondacionit “Fëmijët e Tij” në Shqipëri.

Ulja e dënimit është bërë për shkak të sjelljes së mirë në qeli. Britanikut David Brown i kanë mbetur edhe 4 vjet e 8 muaj burg.

Në mars 2017 Gjykata e Tiranës refuzoi rihapjen e çështjes për ish-drejtuesin administrativ të fondacionit “Fëmijët e Tij” në Shqipëri, David Brown, i akuzuar për pedofili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupa gjykuese deklaroi se kërkesa duhet të ishte bërë në fazën paraprake. Avokatja e Brawn pretendoi se fëmijët nuk kishin pohuar të vërtetën në kohën e dënimit të tij dhe se tani ishin të gatshëm të jepnin dëshmitë e reja, të cilat mendohej se do të kishin më tepër peshë për shkak edhe të moshës madhore të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?