U jepnin certifikata false bizneseve kundrejt ryshfetit, burg dy inspektorëve në Shkodër
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, masë e cila është zbatuar nga ana e forcave të Policisë Vendore të qytetit.
Nga analiza e akteve dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Dritan Geci së bashku me shtetasen Milseva Mustafa (Milla) kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas pas kontrolleve të kryera tek subjekte të ndryshëm tregëtarë kanë konstatuar se afati i vlefshmërisë së çertifikatës së shërbimit për dizifektimdezinsektimderatizim kishte mbaruar ose subjektet nuk ishin të pajisur fare me një të tillë. Ndodhur në këto kushte, ata kanë kontaktuar privatisht me subjektet e interesuar dhe iu kanë ofruar atyre një çertifikatë shërbimi dizifektimdezinsektimderatizim lëshuar nga shoqëria “NeoVita” shpk, e cila rezulton të ketë pezulluar aktivitetin e saj tregëtar që në datën 7 Janar 2015, kundrejt shumave të ndryshme lekësh, të cilat më pas i kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme./BW

