U kallëzua nga ministrja. Pezullohet Sekretari i MAS
Është pezulluar sot nga detyra Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca. Pezullimi i Sekretarit të MAS u firmos nga ministrja teknike, Mirela Karabina.
Vetëm një ditë më parë, Karabina kallëzoi penalisht Ndrecën, duke kërkuar dhe pezullimin e tij të menjëhershëm, pasi akuzohet për shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij, që cenojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017.
Ndërkohë, deri në caktimin e zëvendësit detyrat do mbulohen nga ministrja.

