U kap me 863 mijë euro, del nga qelia Orest Sota

Bizesmeni Orest Sota, pritet të lërë qelinë e paraburgimit. Kjo vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, e cila ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë të lirë me garanci pasurore 5 milionë lekë.

Sota u arrestua në fillim të muajit Nëntor pasi në automjetin e tij u gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta skafi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Familjarët e Orest Sotës depozituan garancinë pasurore prej 5 milionë lekësh për lirimin e 25-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?