U kap me pajisje përgjimi në Rinas, greku: Ja kush më thirri në Tiranë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me inxhinierin grek të ndaluar në Rinas me një pajisje përgjuese. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se 52-vjeçari Iraklis Dragunis, nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime në lidhje me misionin e tij në Tiranë.

Dragunis fillimisht u kap nga punonjësit e sigurisë së aeroportit të Rinasit, pasi në bagazhet e tij u vu re pajisja e dyshimtë.

Më pas menjëherë u njoftuan efektivët e policisë së aeroportit të Rinasit, ndërsa për rastin u njoftua prokurori Julian Zonja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dragunis mësohet se nuk ka pranuar që të jepte shpjegime në lidhje me pajisjen, por pohoi se ai kishte punuar në Tiranë për llogari të një kompanie shqiptare të telefonisë celulare.

Swiss Digital Mobile Reklama

I ndaluari tha se me këtë pajisje kishte kontrolluar cilësinë e sinjalit të antenave celulare. Prokuroria pyeti përfaqësues të kompanisë që ka kërkuar pajisjen.

Ajo do të ekzaminohet për të  konfirmuar përmbajtjen dhe qëllimin e saj. Më shumë se 1 muaj më parë në Rinas u kap një tjetër pajisje përgjuese, që ishte në zotërim të një izraeliti i cili u la i lirë më pas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?