U përballën live në TV: Historia vjehërr-nuse s’mbaron këtu, ja çfarë ka ndodhur

Mbetet një nga debatet më të ashpëra në televizionet shqiptare, ajo mes një nuse dhe një vjehrre, e cila theu edhe një tabu. Një nënë që ndau historinë e saj tek “E diela shqiptare” për problemet që ka me familjen e bashkëshortit, mbetet ende e fresksët në menorjen e teleshikuesit.

Eglantina nga Kuçova, po përballet me divorcin por frika e saj më e madhe është kujdestaria e djalit të cilën e ka fituar ligjërisht, por pala tjetër ( bashkëshorti) e mban “peng”. Ajo tregoi para disa javësh në emison se prej tre vitesh vjehrra e ndalon atë që të marrë djalin e saj, i cili momentalisht jeton në shtëpinë e të atit në Sarandë.

Nga ana e saj, vjehrra, Natasha e akuzon nusen se nuk di të rris djalin dhe se donte të punonte por nusja akuzon Natashën se po “i fut djalit mendime të këqija” duke i thënë se e kishte nënën kuçedër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia e tyre ende vijon, tashmë jo në dyer e televizioneve por në Gjykata. “Anna Media” shkruan se sot të dyja palët i janë futur një procesi të ashpër gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shumë miq të Anna Media-s, na kanë kontaktuar në inbox për të mësuar fatin e përballjes së nuses me vjehrrën e saj më 26 Mars, tek “Ka një mesazh për ty”.

Debati i ashpër mes nënës dhe gjyshes për kujdestarinë e Argit të vogël pritej të merrte fund në seancën e apelit të datës 11 prill.

Gjykata e Gjirokastrës në mënyrë të pashpjeguar e ka shtyrë seancën dy herë radhazi duke mos marrë një vendim as në datën 11 e as më 21 prill. Ndërkohë që palët presin datën 5 maj duke shpresuar që të jetë e fundit, ai që po e vuan gjithë këtë kalvar ligjor mbi të gjitha është Argentini i cili ende nuk e di se ku do të jetë shtëpia e tij nesër”, shkruan “Anna Media”.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?