Uji në fshatrat e Vlorës deri në 2 metër (FOTO)

Situatë mjaft e rënduar është sot në fshatrat: Novoselë, Vitore, Mifol, Ferras e Bishan të Vlorës. Sipas televizioneve informative uji nëpër shtëpitë e banorëve të këtyre fshatrave ka arritur deri në dy metër. Fshatrat në fjalë u përmbytën pasi u çanë argjinaturat e lumit të Vjosës.

Mësohet se rreth 36 familje janë evakuuar në fshatin Fermë dhe Fitore, ndërsa në ndihmë të banorëve janë gjatë gjithë kohës forcat e Ushtrisë. Nga këto shtëpi mësohet se janë evakuuar edhe bagëtitë.

Shtabi i Emergjencave konfirmon se situata mbetet kritike për shkak të sasisë së lartë të prurjeve nga Vjosa. Niveli i Vjosës rritet me 10 cm për çdo orë. Ndërkohë zona e Novoselës dhe fshatrave përreth është pa energji elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?