Unioni i Gazetarëve: Lamtumirë miku dhe kolegu ynë Kiço Blushi!
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në një mesazh publik për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Kiço Blushi, vlerëson rolin e veçantë të tij në gazetarinë shqiptare.
“Ndahet nga jeta ne moshen 75 vjeç shkrimtari, publicisti dhe artisti i njohur Kiço Blushi. Jeta dhe vepra e Kiço Blushit eshte e lidhur pandashem me arritjet dhe historine e gazetarise shqiptare, sidomos asaj te shkruar, ne me shume se 60 vjet rresht.
Ai kontribuoi si gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe drejtues ne shumicen e mediave me te rendesishme kulturologjike te Shqiperise ne 50 vitet e fundit. Kiço Blushi ishte shkrimtari i rendesishem i letersise per te rritur dhe per femije. Ai la nje kontribut te pashlyeshem ne historine e skenarit te filmit shqiptar si dhe u shqua per publicistiken e tij analitike dhe polemistike.
Per dhjetra dhe qindra gazetare, per shumicen e anetareve te Unionit te Gazetareve Shqiptare, Kiço Blushi do te kujtohet per pervojen, kontributin dhe penen e vet te shquar.
Lamtumire kolegu yne i paharruar! Ngushellime familjes Blushi!”,- thuhet në mesazhin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

