Urdhëri i Ramës: Drejtorët e burgjeve, të gjithë ushtarakë

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kreu i qeverisë ndër të tjera foli edhe për drejtorët e rinj të burgjeve. Rama tha se kandidatët me përvojë në Forcat e Armatosura apo me karrierë në strukturat e sigurisë, do të kenë përparësi.

”Kemi vendosur kritere shumë të rrepta dhe ditët në vijim. Ministrja i Drejtësisë do shpallë gjithë drejtuesit e rinj të burgjeve të bazuar në konkursin e organizuar dhe me prioritet të veçantë tek ushtarakët me eksperiencë të suksesshme në Forcat e Armatosura dhe me rol të rëndësishëm organizativ”,-tha Rama.

Rama ju bëri me dije deputetëve të tij se ta harrojnë se mund të emërojnë të njohurit e tyre, pasi për kreun e qeverisë, burgjet nuk kanë degë parti.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk dua unë ta mbaj tepsinë të gjithën për vete por duam ta çojmë për skrap, pra nuk duam ti marrim nga oborri i LSI-së, ti çojmë tek oborri i PS-së sepse gjendja në burgjet e Shqipërisë, e trashëguar, është një gjë e pabesueshme dhe për këtë arsye një numër i konsiderueshëm drejtuesish dhe punonjësish të burgjeve, jo pak, po afro 130 vetë kanë shkuar për ndjekje penale”,-shtoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?