Urdhri i Llallës: 30 prokurorë në terren për të ndjekur zgjedhjet

Krijohet struktura e krimeve elektorale ne Prokurorinë e Përgjithshme. Struktura përfshin 12 Qarqe me 30 prokurorë në të gjithë vendin.

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka urdhëruar që ditën e zgjedhjeve e deri në përfundim të procesit elektoral prokurorët të jenë në terren.

30 prokurorët prej 1 jave janë trajnuar dhe nga prezenca e eksperteve të huaj në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zbatoni ligjin për çdo parregullsi gjatë procesit elektoral dhe ditës së votimit”, është shprehur Llalla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në trajnimin e prokurorëve për krimet elektorale ka patur dhe ekspertë të huaj të cilët kanë ndjekur zgjedhjet në Shqipëri ndër vite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?