Ushtroi dhunë ndaj gazetares së “STOP”, pezullohet punonjësi i Policisë

Pas pamjeve të transmetuara nga emisioni investigativ “STOP” , ku një punonjës i policisë shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj gazetares dhe operatorit të emisionit investigativ, efektivi i policisë është pezulluar nga policia. Në një njoftim zyrtar, policia e shtetit tha se“nga këqyrja e kamerave te instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimin disiplinor ndaj efektivit te Policisë, për shkelje të rëndë.

“Policia tha se “Më datë 24.05.2015, punonjësi i Policisë P.N., me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, në Komisariatin e Policisë nr 4, duke qenë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore, ka konstatuar dy shtetas, me profesion gazetarë, të cilët kishin hyrë në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R. M., 25 vjeçe dhe E. M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet proceduriale ne Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisëë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.”

Efektivi P.N. i Komisariatit të Policisë nr 4 në Tiranë, ka duke qenë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore dhe shfaqet në video duke shtyrë me dhunë gazetaren. Përveç dhunës, ai edhe e kërcënuar gazetaren e cila thjesht po bënte punën e saj, duke i thënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ti këpus të dy duart”, i ka thënë efektivi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarja, përveç se është dhunuar nga policia, ka marrë një ‘goditje’ të dytë. Burime zyrtare njoftojnë se ndaj saj ka nisur një hetim për veprën penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Për të njëjtën akuzë, ka nisur edhe procedimi penal për kameramanin.

Njoftimi i Policisë

Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sqaron se:

Më datë 24.05.2015, punonjësi i Policisë P.N., me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, në Komisariatin e Policisë nr 4, duke qënë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore, ka konstatuar dy shtetas, me profesion gazetarë, të cilët kishin hyrë në ambientet e brendshme të këtij institucioni.

Pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R. M., 25 vjeçe dhe E. M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet proceduriale ne Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kunde?rshtimi i punonje?sit te? policise? se? rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.

Githashtu nga kqyrja e kamerave te instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë.

Me urdhër të Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimim disiplinor ndaj efektivit te Policise, për shkelje të rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?