Vajza “blen bukë me furgonin e Policisë”, blutë: E vërteta është se…
Policia e Tiranës ka reaguar për foton e një vajzë veshur civile e cila ishte fotografuar duke ngarë një furgon policie. Komentet për të në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe nga më abuzivet. Madje, në to shkruhej se ajo ishte nisur për të blerë bukë me furgon policie. Vetë policia ka sqaruar ngjarjen ku sipas saj, vajza që drejtonte mjetin është nënkomisare dhe po shkonte për inspektim të një ndërtimi të dyshuar si të palijgjshëm në Kamëz.
Sqarim në lidhje me një lajm publikuar në median online
Në datë 22.05.2017, rreth orës 13:00, specialistja për vendngjarjet dhe egzaminimet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, N/Komisare N.H., është nisur me mjetin e shërbimit për në zonën e Kamzës për të kryer një ekspertim të një ndërtimi të konstatuar pa leje përkatëse.
Punonjësia e policisë është detyruar të komunikojë në telefon me oficerët në vendin e ngjarjes për të sqaruar më saktë adresën.
Funksionaliteti i këtyre specialistëve është me uniforme civile dhe jo me uniformë policore.
Duke besuar tek roli i medias për ndertimin e një Shqipërie më të drejtë dhe më të sigurt, Policia e Shtetit i fton ato të na kontaktojnë para publikimit të lajmeve që kërkojnë sqarim.

