Vajza blen bukë me furgonin e policisë? Reagon policia

Ditën e djeshme në Tiranë u fotografua një vajzë civile duke ngarë një furgon policie.

Po pas lajmeve të qarkulluara në median online, vetë policia ka sqaruar ngjarjen.

Sipas saj, vajza që drejtonte mjetin është nënkomisare dhe po shkonte për inspektim të një ndërtimi të dyshuar si të palijgjshëm në Kamëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

REAGIMI

Swiss Digital Mobile Reklama

Sqarim në lidhje me një lajm publikuar në median online
Në datë 22.05.2017, rreth orës 13:00, specialistja për vendngjarjet dhe egzaminimet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, N/Komisare N.H., është nisur me mjetin e shërbimit për në zonën e Kamzës për të kryer një ekspertim të një ndërtimi të konstatuar pa leje përkatëse.

Punonjësia e policisë është detyruar të komunikojë në telefon me oficerët në vendin e ngjarjes për të sqaruar më saktë adresën.
Funksionaliteti i këtyre specialistëve është me uniforme civile dhe jo me uniformë policore.

Duke besuar tek roli i medias për ndertimin e një Shqipërie më të drejtë dhe më të sigurt, Policia e Shtetit i fton ato të na kontaktojnë para publikimit të lajmeve që kërkojnë sqarim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?