Vajza e Lindës në muze me vogëlushin Zaho Rama (FOTO LAJM)
Vajza e Linda Ramës nga martesa e saj e parë, Rea ka publikuar në rrjetin social facebook një foto me vëllain e saj të vogël.
Zaho Rama, tashmë dy vjeç e gjysmë, ka rënë në sy për veshjen e tij.
Vogëlushi kishte veshur xhaketën me një një simbol piratësh ku ka pozuar pranë një anije në Muzeun Historik Kombëtar, së bashku me motrën.
“Me vëllanë e voçkël që më tregon histori deti, happy siblings day!”, shkruan Rea pranë fotos, duke iu referuar 10 prillit, ditës së motrave dhe vëllezërve në Shtetet e Bashkuara.




