Vasili: Rama shet riparime në vend të spitalit të ri në Fier

Kreu i deputetëve të LSI-së në kuvend, Petrit Vasili ka hedhur akuza se qeveria po mashtron për spitalin e ri në Fier. Sipas Vasilit, kreu i qeverisë Edi Rama, shet riparime një vend që të inagurojë spitalin e ri.

Postimi i Petrit Vasilit

Që ky kryeministër nuk ka turp këtë e di i madh dhe i vogël. U shqye dhe promovon video, bardh e zi dhe me ngjyra, me riparime në spitalin e Fierit në vend të spitalit të ri. Po ky kryeministër ulërinte në kupë të qiellit, si i marrë në 2013 që do të bënte spital të ri në Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pagoi që në 2014 Kryeministri edhe projektin studios Atelier 4, me paratë e Ministrisë së Shëndetësisë për spitalin e ri në Fier. Ku është spitali i ri? Pse gënjen kryeministri për spitalin e ri?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ç’lidhje ka riparimi i spitalit të Fierit me spitalin e ri të premtuar që në 2013? A ka turp ky kryeminister kur shet riparimet për spital të ri? Po pres shpjegimin idiot të radhës, por që të mbyllë gojën ky kryeministër sigurisht në pastë turp, po ju tregoj edhe maketin e paraqitur nga Atelier 4 për spitalin e ri në Fier në poliklinikën e spitalit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?