FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Rama të bëjë publike listat e 163 811 familjeve që ka ndihmuar

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeveria duhet të publikojë listat e familjeve që janë ndihmuar këto ditë me ushqime.

Duke ju referuar shifrës që pretendon Edi Rama, mbi 160 mijë familje, Vasili thotë se nëse nuk publikohen emrat, kjo është vetëm propagandë.

Rama të bëj publike listat ndryshe gjithshka është tallje, agjitacion dhe propagandë!! Rama të bëjë publike listat e 163 811 familjeve, që kanë marrë sipas deklarimeve të tij ,ushqime dhe ilaçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të bëjë publike çfarë ushqimesh u ka çuar. Të bëjë publike çfarë ilaçesh u ka cuar. Nëse Edi Rama nuk i bën publike këto, do të thotë se gjithçka është thjesht një mashtrim propagandistik i mjerë dhe i pështirë”,- shkruan Vasili në reagimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?