Vasili: Të shembim diktaturën e krimit të ndërtojmë demokracinë e qytetarëve

Pjesë nga intervista e Petrit Vasilit për ‘Report Tv’ në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo. 

Çfarë pritet të ndodhë nesër në orën 10 para selisë së Parlamentit?

Nesër vijon një aksion politik pa kthim që ne tashmë e kemi startuar dhe një provë tjetër e papajtueshmërisë sonë me gjithçka ka ndodhur, një evidentim i kësaj tragjedie politike që po konsumohet në kurriz të shqiptarëve, të këtij kriminalizimi, i cili është ulur këmbëkryq në karriget e qeverisë dhe kreut të saj. Të një kriminalizimi dhe korrupsioni që i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, ka kaluar edhe oqeanin dhe është prezente në të gjitha kancelaritë por edhe në të gjitha mediat më prestigjioze të globit, e që kërkon një zgjidhje. Dhe këtë tanimë e ka marrë populli në dorë, ku pjesë e popullit jemi dhe ne, si njerëz me besimin e popullit, me mbështetjen e popullit, por pa një mandat të kompromentuar, i cili nuk e përfaqësonte më popullin. Kjo është gjithçka që do të ndodhë nesër, me një fuqi akoma dhe më të madhe se ju e keni ndjekur edhe më parë, në protestat shumë domethënëse që ne kemi mbajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

A parashikoni përplasje mes protestuesve dhe policisë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Besoj që ky është një argument tërësisht periferik, z. Babaramo, i është bërë shumë shërbim nga qeveria, e cila nuk mbahet dot në këmbë dhe është përpjekur të ngecë në këtë lloj sebepi. Për fat të keq, disa të huaj në Shqipëri janë bërë pjesë e kësaj loje. Ju keni parë fare qartë dhe në mënyrë shumë elokuente që mijëra e mijëra shqiptarë ndodhen aty, nuk kanë pasur nevojë të përplasen. Fuqia e asaj mase të jashtëzakonshme njerëzish është shumë herë më e madhe se sa ca policë të mjerë që kurrë nuk kanë për të qenë as objekt i dhunës sonë, pasi ne atje nuk jemi për t’u përplasur me ta. As me provokatorë të caktuar të saj, as edhe me ministra kriminelë si ministri i Brendshëm.

Mua më duken disi të ekzagjeruara pretendimet si të qeverisë e cila thotë që protestuesit po ushtrojnë dhunë, ashtu edhe ju që akuzoni policinë se pse po hedh gaz lotsjellës…

Z. Babaramo, unë me qëndrime simetrike në situata simetrike nuk merrem, i refuzoj, për një arsye shumë të thjeshtë. Ka kërkuar vetë ndjesë policia e shtetit sepse ka mbytur gjysmën e Tiranës me helm dhe debati mbyllet këtu. Nuk kemi pse bëjmë simetri. Një grup maskarenjsh që kanë përdorur lëndë helmuese në dëm të njerëzve, kanë helmuar gjithë Tiranën vetëm e vetëm për të shuar frikërat e Edi Ramës. Ju e keni parë që atë ditë të gjithë pa përjashtim kanë qëndruar aty deri në fund. Nuk shuhen protestat as me pesë bomba tymuese, nuk shuhen protestat as me pesë bomba helmuese. Kanë hyrënë një rrugë të gabuar, por njëkohësisht edhe po diskreditohen, sepse të dëgjosh një ministër të çmendur, por edhe kriminel njëherazi, që thotë që ne kemi zbatuar ligjin, ndërkohë që policia e tij ka kërkuar ndjesë me shkrim qytetit, sepse avujt e lëndëve helmuese janë ndjerë deri të Kodra e Diellit deri përtej Hotel Tiranës. Llogarisni se në ç’egërsi është hedhur, vetëm e vetëm për të treguar që ne jemi gati edhe ti vrasim këta njerëz, sepse këta janë armiqtë tanë. Për Edi Ramën nuk janë qytetarë, por janë armiqtë e tij.

A besoni se po e fusni në një rreth vicioz politikën shqiptare duke djegur mandatet? Sepse të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe opozita e nesërme.

Z. Babaramo, ju përpara vetes tuaj keni një situatë që s’ka ndodhur në 25 vjet dhe asnjë pa përjashtim nuk ka të drejtë tëbëjë simetria dhe hamendje, të cilat nuk ndihmojnë kërkënd, por ndonjëherë mund të zgjidhin hallin pak minuta qeverisë.Ju nuk keni parë ndonjëherë që krimi elektoral, që votat tëblihen nga kriminelët dhe këtë ta vërtetojë Prokuroria. Nuk ka Prokuroria asnjë precedentë të tillë. Ju keni që krimi elektoral të jetë një temë, përveçse studios në të cilën ne ndodhemi, por edhe te kolegët tuaj si ZDF-ja gjermane, Rai italian dhe Zëri i Amerikës në mënyrë të veçantë. Pra kanë nxjerrë krimin elektoral, konsumuar me kriminelët, pra shitblerje nga krimi. E dyta, ju nuk keni parë një korrupsion si ky te Unaza e Re, nëkufijtë e një grupi qeveritar që është i qetë sikur asgjë s’ka ndodhur. S’keni parë që të falsifikoheshin edhe firmat e Sekretarit të Shtetit të Amerikës. Pra kemi në tavolinë qartazi, një rikthim të listës së pastrimit të parave, që nuk e thotëopozita, por DASH. Një kriminalizim të pashembullt në këto 27 vjet, i cili imponoi një masë të tillë, pasi Parlamenti shqiptar u kthye në një kooperativë, ku njeri nuk raportonte, ku njeri nuk informonte Kuvendin, sistemi botëror parlamentar vdiq. Unë drejtoja një komision në Parlament dhe njëri prej ministrave nuk erdhi njëherë që të shikojë kërkesat. Aq arritën kërkesat, saqë filluan të shqetësohen vetësocialistët për komisionin. Ju patë një rast, kur ne bënim pyetje në funksion të procedurës parlamentare, ministrja thoshte se nuk mund të ishte fizikisht në seancë. Mora dy-tre shembuj, ndërkohë që kur do të diskutonim për dekretet e ministrave, ju hoq edhe e drejta e fjalës, nuk u fol asnjëminutë. Pra u asgjësua gjithçka në Shqipëri, instrumentet parlamentar, një korrupsion i tmerrshëm, një kriminalizim i votës, u shteruan të gjitha mjetet që demokracia lejon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?