Vdekja tragjike e 15-vjeҫares, vëllai rrëfen sorrollatjet që ҫuan në fundin fatal

Vdekja tragjike e dy ditëve më parë që tronditi të gjithë opinionin publik nuk është zbardhur ende zyrtarisht. Familjarët kanë ende dyshime për rrjedhën e ngjarjes që ndodhi të hënën.

Daja dhe vëllai i Blertës kanë qenë sot të ftuar në “Rudina” për të treguar një të vërtetë tjetër. Duke treguar me hollësi ngjarjen nga mëngjesi deri në darkën e ditës së hënë, ata thanë se kanë qenë një sërë ngjarjesh që ҫuan deri në fundin fatal të Blertës.

“Gjatë ditës, në dhomë nuk ka pasur fare sherbim. Blerta kishte ankth, as në dhomën e saj nuk ishte dhënë asnjë informacion se ҫfarë po ndodhte. Përkujdesja ishte zero. Dhe, më e rëndësishme, para se të futej në operacion, siҫ duhet të ndodhte, mjeku konsultohet me familjen dhe me motrën për të gjitha problemet shëndetësore që nga lindja deri në atë ditë. Por kjo konsultë nuk u bë”-shpjegon Rolandi, i cili e njihte mjaft mirë rastin e së motrës, sepse edhe ai vetë ka bërë një ndërhyrje si ajo, në menisk, në Gjermani, disa vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi kishin kaluar shumë orë, mjekët e morën Blertën nga dhoma në orën 19:30-20:00 dhe pas orën 22.00 filluan të lëviznin. Kontakti i parë me familjarët ishte mjeku gjerman që kishte kryer ndërhyrjen në menisk dhe që tha se problemi i meniskut kishte qenë më i vogël se sa kishte paraqitur rezonanca manjetike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja e rëndë, në fakt, akoma nuk është zbardhur. Edhe pse një ditë më parë u përhap lajmi se ekspertiza vërtetoi komplikacionin e nxjerrë edhe nga deklarata e mjekëve të spitalit, por familjarët këmbëngulin që ende nuk ka dalë asnjë ekspertizë mjeko-ligjore.

“Deri ditën e sotme, nuk është e vërtetë që ky konkluzion ka dalë. Është një proces që ka nevojë për disa testime, disa analiza. Deri në këtë moment që flasim, nuk ka asnjë rezultat, as paraprak, as zyrtar”,-thotë daja i Blertës duke hedhur kështu dyshime të tjera për ngjarjen e rëndë.

Familjarët, në mesazhin e tyre thanë se nuk duan kurrsesi ta denigrojnë figurën e mjekut, sepse e dinë që asnjë mjek nuk dëshiron që të humbasë pacientin e vet, por kërkojnë që të zbardhet e vërteta dhe të tregohet kujdes me këtë rastet, në mënyrë që të mos ketë raste të tjera më pas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?