Veliaj: Çdo cep i sheshit, eksperiencë më vete
Gjatë bilancit të punës në njësinë nr.5, kryebashkiaku Erion Veliaj, theksoi se çdo cep i sheshit “Skënderbej” do të jetë një eksperiencë më vete.
“Siç u hap Parku Olimpik, këndi i lodrave, Pazari i Ri, Unaza e Vogël, të kemi një festë fantastike për hapjen e sheshit “Skënderbej”. Shatërvanët freskues e freskojnë gjatë ditës dhe çdo cep i sheshit është eksperiencë më vete”, tha Veliaj.
Veliaj iu drejtua kështu kritikëve të projektit: “Kur ke përballë njerëz që nuk kanë ngulur një gozhdë, nuk presim lëvdata. Mezi presin për të sharë. Sheshi përfaqëson të gjitha zonat e Shqipërisë. Thanë që nuk ka gjelbërim dhe kështu thonë ata që janë në sheshin e Venecias, ku nuk ka gjelbërim”.

