Veliaj dhe Lorik Cana përurojnë fushat sportive në kopshtet publike

Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që nis zbatimin e një programi sportiv për të gjithë fëmijët që frekuentojnë kopshtet publike. Pas rehabilitimit dhe ndërtimit të kopshteve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me fondacionin “Lorik Cana”, ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin infrastrukturës sportive në kopshtet publike, me synim masivizimin e pjesëmarrjes në sport për një jetë më të shëndetshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të një prej këtyre fushave sportive në Kopshtin “Xixëllonja” në Tiranë, e vendosur falë donacionit të fondacionit “Lorik Cana”.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky është vetëm investimi i parë, i cili do të kontribuojë edhe në edukimin e brezit të ri. “Thirrja e Lorikut është të vazhdojë të kontribuojë për sportin, ndaj Bashkia e Tiranës iu bashkua nismës së fondacionit “Lorik Cana”, i cili në fakt sot po mbjell filizin e parë të një pune fantastike që ndoshta do ia shohim hajrin disa vite më vonë. Nuk i referohem vetëm futbollistëve të vegjël, të cilët që në moshën 3-4 vjeç mësojnë si të luajnë në skuadër, do mësojnë si të humbasin me dinjitet, do mësojnë edhe si të fitojnë me përulësi. Këto janë disa karakteristika bazë që shumë prej nesh të rriturve nuk i kemi dhe kur humbasim e trajtojmë si tragjedi, kur fitojmë bëjmë sikur kemi çliruar botën, qoftë kjo në politikë apo në fusha të tjera”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?