Veliaj: Investime në çdo lagje që të rrisim furnizimin me ujë

Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe rregullimi i sistemit të ujërave të zeza po marrin shumë shpejt zgjidhje edhe në një zonë tjetër të Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë po punojnë për ndërtimin e një linje të re ujësjellësi në Njësinë Administrative Nr. 9 në Kryeqytet, përkatësisht në rrugët “Sulejman Pasha” dhe  “Ded Gjo Luli”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla dhe nga kandidatja për deputete e PS, Ogerta Manastirliu, inspektuan punimet që po kryhen në këtë zonë dhe theksuan se krahas investimeve madhore, tashmë Bashkia ka nisur punën për shtrirjen e investimeve edhe në nivel kapilar në çdo lagje.

“U jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që po punojnë në kohë rekord në Njësinë 9. Vitet e fundit kjo zonë është rritur shumë në popullsi, që do të thotë se kjo rritje nuk ka korresponduar me nevojën për furnizim më të madh me ujë të pijshëm. Tani jemi duke hyrë në nivel kapilar lagje më lagje, për rritjen e kapacitetit të furnizimit me ujë të pijshëm. Nuk mjafton që të bëjmë vetëm dy investime madhore në zonë, Sheshin Skënderbej dhe Bulevardin e Ri, por është shumë e rëndësishme që cilësia e jetesës të rritet në nivel kapilar brenda në lagje dhe në komunitet”, theksoi  Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku i Tiranës u dha një lajm të mirë të gjithë përdoruesve të biçikletave. Pas përfundimit të projektit për ndërtimin e Sheshit “Skënderbej” dhe të Bulevardit e Ri, bashkia do të nisë menjëherë punën për ndërtimin e korsive të dedikuara për biçikletat. “Do të ndërhyjmë në korsitë e biçikletave përgjatë rrugës “Mine Peza”, që lidhja nga Lapraka ose nga sheshi “Shqiponja” ku fillojnë korsitë e biçikletave, deri në sheshin “Skënderbej”, të vijojë e pandërprerë përmes Zogut të Zi, e pastaj të vazhdojë te “Mine Peza”. Ai që do të përdorë biçikletën, do ta bëjë këtë në mënyrë të mbrojtur, me një korsi të dedikuar”, tha Veliaj, duke shtuar se përmes investimeve të tilla, do të rritet numri i atyre të cilët do të preferojnë që të përdorin transportin alternativ, duke ulur edhe ndotjen në qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj ftoi banorët e kryeqytetit që të zgjedhin sa më parë administratorët e pallateve dhe të përfitojnë nga mundësitë që ka krijuar Bashkia e Tiranës përmes “Fondit të Komuniteteve” për realizuar ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës në lagje apo në pallate.

Rritja e kapaciteteve të transmetimit të ujit nëpërmjet ndërtimit të linjave të reja që janë ndërmarrë në të gjithë territorin e bashkisë Tiranë, prej më shumë se një viti, kanë shtuar kohën e furnizimit me ujë të pijshëm si dhe kanë eliminuar humbjet në rrjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?