Veliaj: Propozojmë ridizenjimin e hartës administrative të Tiranës

Pas 21 qershorit, qytetarët e Tiranës do të mund t’i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme më pranë zonës së tyre të banimit. Gjatë bilancit të investimeve në Njësinë Nr. 6 në Kombinat, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, dha lajmin e mirë se qytetarët nuk do të humbasin më kohë për të shkuar larg zonës së banimit për të marrë shërbimin e nevojshëm.

Kreu i Bashkisë tha se një nga propozimet e para do të jetë që zona e Astirit do të trajtohet si pjesë e njësisë në 6, duke lehtësuar jetesën për mijëra familje.

“Propozimi ynë i parë është që e gjithë zona e Astirit, siç realisht po i merr shërbimet në Kombinat, edhe në kufijtë administrativë të trajtohet nga njësia nr. 6.  Tani që mbushet ky afat dhe na jep mundësinë ligjore, do t’i çojmë Parlamentit të ri dhe qeverisë së re të gjitha propozimet tona për ridizenjimin e hartës administrative të Tiranës, që realisht njerëzit t’i marrin shërbimet aty ku jetojnë, ku kanë shkollat, ku kanë çerdhet dhe kopshtet”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Erion Veliaj listoi dhe një sërë projektesh të rëndësishme që të cilat kanë prekur njësinë administrative Nr. 2 si dhe projektet të cilat janë parashikuar që të realizohen në vazhdim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërtuar Shkollën 9-vjecare “Betim Muço” (po ndërtohet)

 Rindërtuar Kopshtin Nr.27/k Rr. “Llambi Bonati”

 Rindërtuar Kopshtin Nr.38/k Rr. “Fabrika e Qelqit”

Rindërtuar Kopshtin Nr.21 Rr. “Haki Stermilli”

Rindërtuar çerdhen Nr. 4, Rr. “Hamdi Cenoimeri”

Rindërtuar Rr. “Piro Goda”.

Rindërtuar Rr. “Hamdi Cenoimeri”

Sistemuar ujesjelles-kanalizimet në Rrugën:”e Qelqit” tek ish fusha e Sportit

Sistemuar furnizimi me ujë per objektet në Rr. “Petro Roçi”

Gjelbëruar:

 Lulishtja Garibaldi Kombinat;

Shkolla “Lasgush Poradeci”;

Shkolla “Myslym Keta”;

Shkolla “Hoteleri Turizem”;

Çerdhja NR.4, etj.

Investime që do të realizohen:

 Rindërtimi i Bibliotekës së re në Njësinë Administrative nr.6

Ndërtimi i këndit të parë të lodrave të përshtatshëm edhe për fëmijët me aftësi ndryshe;

Rehabilitimi i varrezave të Sharrë dhe rruga lidhëse;

Rikonstruktimi i bllokut të kufizuar nga rrugët Konferenca e Pezës – 3 Dëshmorët – Ali Jegeni;

Rikonstruktimi i bllokut të kufizuar nga Rr. “Llambi Bonata”, Rr. “Haki Stermilli” “Musine Kokalari”;

Rindërtimi i Rr. “Zyber Zeneli” vazhdim i rrugës “Ali Kelmendi”.

Rindërtimi i aksit mbikalim-Kombinat

Rikonstruktimi i bllokut të Zona e Qytetit të Nxënësve kufizuar nga Rr. “S. Gabrani”, Rr. “Leka i Madh”, Rr. “Vasfi Samini”.

Ndërtimi i kanalizimeve të ujerave te zeza Kombinat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?