Veliaj sulmon PD: Rrugaçët e lodrave. E pafalshme nëse vijnë në pushtet

Kryetari i Bashkisë i Tiranës Erion Veliaj bëri thirrje qytetarëve të Tiranës për të votuar Partinë Socialiste si vijimsi e punës që bashkia ka ndërmarrë në këto dy vite në kryqytet.

Në aktivitetin “Tirana 2 vjet zgjuar” në njësinë nr 3 të Tiranë, Veliaj tha se do të na dënonte historia nëse na vjen një grup rrugaçësh që prishte lodrat e kalamajve dhe na rreh mendja se këta kanë ndryshuar.

“Hajde të mobilizohemi të gjithë bashkë. Jemi në drejtimin e duhur. Kemi qenë 2 vjet zgjuar dhe në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ishte e pafalshme dhe do të na dënonte historia nëse ne na vjen një grup rrugaçësh që prishte lodrat e kalamajve, dhe ne kthehemi prapë dhe na rreh mendja se këta kanë ndryshuar. Janë të njëjtët. Kanë ndryshu vetëm targën. Kanë vënë targën Republika e re dhe është Saliu me Mediun. Janë këta rrugaçët që prishën lodrat dhe të gjithë humbësit që kanë humbur në të gjithë territorin e Shqipërisë për ti vënë për qokë në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faleminderit shumë, ne kohë për qoka nuk kemi, e kemi mendjen tek puna.

Me energji pozitive dhe me mendjen tek puna, jo dhuna.Tek Republika e punës jo ke Saliu me Mediun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?