Vetëm 15 bursa për 140 mijë banorë të Kamzës!

Edhe pse është fillimi i vitit 2018, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë akordon për studentët e Bashkisë Kamëz vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) bursa të arsimit të lartë për vitin akademik 2017-2018.

Referuar numrit real të popullsisë në Bashkinë Kamëz, regjistrohen 140.000 banorë, e thënë ndryshe, Kamza përfaqëson 5% të numrit të popullsisë në shkallë vendi. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka një numër total të bursave për arsimin e lartë në shkallë vendi 1800 (një mijë e tetëqind). Të ndodhur përpara këtyre fakteve në ndarje matematikore i përkon që Bashkisë Kamëz t’i jepen 90 (nëntëdhjetë) bursa studimore. Aktualisht ajo ka marrë 6 herë më pak sesa fakti real që Bashkia Kamëz duhej të ishte përfituese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?