Vetëm 15 bursa për studentët e bashkisë Kamzë

Bashkia e Kamzës akuzon ministrinë e Arsimit se po diskriminon të rinjtë e Kamzës duke caktuar vetëm 15 bursa të arsimit të lartë për vitin akademik 2017- 2018.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka një numër total të bursave për arsimin e lartë në shkallë vendi 1800 (një mijë e tetëqind). Të ndodhur përpara këtyre fakteve në ndarje matematikore i përkon që Bashkisë Kamëz t’i jepen 90 (nëntëdhjetë) bursa studimore. Aktualisht ajo ka marrë 6 herë më pak sesa fakti real që Bashkia Kamëz duhej të ishte përfituese” thuhet në njoftimin e bashkisë së Kamzës.

Prandaj bashkia e Kamzës i është drejtuar me shkresa zyrtare duke kërkuar që të rishikohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë edhe një herë numri i bursave studimore akorduar Bashkisë Kamëz për trajtimin e studentëve të këtij qyteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe në kushtet e dhënies së 90 bursave studimore, përsëri do të kishim një vështirësi në ndarjen e tyre, pasi kërkesa për to është shumë herë më e lartë dhe e vlerësuar sipas kritereve përfituese. Jo më tani që për studentët e Bashkisë Kamëz mbeten vetëm 15 bursa studimore dhe diskriminimi vjen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si një trajtim i vërtetë politik ku të dëmtuar nga ky vlerësim dalin studentët e qytetit të Kamzës” shkruhet në njoftimin e bashkisë Kamzë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?