Vetëvaret i riu nga Shijaku, babai nuk e beson: Dyshoj se e kanë vrarë, Policia të hetojë

Një baba nga Shijaku është njoftuar nga policia greke se djali i tij 27-vjeçar me iniciale A.H. është vetëvarur.

Ngjarja e rëndë por e mbushur me mister ka ndodhur në Greqi, ndërsa babai i viktimës, shtetasi L.H, 57 vjeç, banues në fshatin Pjezë, ka dyshime se djali i tij nuk i ka dhënë fund vetë jetës, por mund ta kenë vrarë, shkruan “durreslajm”.

Sipas të dhënave policore, mësohet se 57-vjeçari ka bërë kallëzim në komisariatin e Shijakut që policia të hetojë dhe të zbardhë vdekjen e të birit pasi ka dyshime. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?