VIDEO/ 40 punonjës të Rafinerisë kërcënojnë të hidhen nga kulla: Duam rrogat dhe sigurimet!

Rreth 30 punonjës të rafinerisë në Fier kanë protestuar mëngjesin e sotëm për pagat e prapambetura.

Ata janë ngjitur në kullën me lartësi 33 m, dhe nuk zbresin pa u zgjidhur problemi.

Mes punonjësve të rafinerisë që protestojnë ka edhe gra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi 40 punonjës të UNP Fier, 30 prej tyre gra, kanë hipur në kullat 33 metra te larta duke kërkuar pagat e siguracionet. Ata kanë 3 muaj pa u paguar dhe dy vjet pa siguracione.

Swiss Digital Mobile Reklama

60 punonjës të tjerë i mbështesin ata me thirrjet që të futet në punë Rafineria.

Kujtojmë se edhe më herët një punëtor i kësaj rafinerie ka protestuar për pagat e prapambetura, teksa kërcënonte se do të hidhej nga kulla.

Vetëm pas ndërhyrjes së policisë dhe familjarëve të tij, punonjësi zbriti nga kulla e rafinerisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?