VIDEO/ Grushta e shqelma, ç’bënte Dritan Demiraj një ditë para se të propozohej ministër i Brendshëm

I propozuar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas paktit të arritur me kryeministrin Edi Rama për 6 ministra teknikë, Dritan Demiraj do të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm deri në zgjedhjet e 25 qershorit.

Siç duket në videon e postuar nga vetë Demiraj në faqen e tij në Facebook, ai është shumë i apasionuar pas sportit, veçanërisht arteve marciale. Në video ai duket duke u stërvitur me një prej studenteve të tij.

Demiraj, i cili mban dekoratën “Nderi i Kombit”, u lirua rreth 3 vite më parë nga Forcat e Armatosura me firmën e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për shkak se ishte larguar jashtë shtetit pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?