VIDEO/ Kapet sasi e madhe droge në Vlorë, pranga një trafikanti. Ja emri

Një sasi e madhe droge është kapur gjatë natës në Vlorë. Një sasi prej  710 kilogramë kanabis sativa ishte duke u transp0ortuar me një furgon, kur është pikasur nga policia.

Menjëherë kishte nisur ndjekja dhe bllokimi mjetit tip “Furgon” me targë EL 2494 C, në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë.

Nga këqyrja që i është ushtruar këtij mjeti, brenda në të është konstatuar një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit të përgjithshëm ka rezultuar në total: 710 kilogramë, e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lënda narkotike ishte e ndarë dhe e vendosur në 27 pako të mbështjella me plastikë dhe natriban, si dhe në 8 çanta sportive, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Selman Hamitaj, 71 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, dhe ka shpallur në kërkim 44-vjeçari me inicialet B. T., banues në Durrës, si autorë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?