VIDEO – Momenti i shpëtimit të policëve të ngecur në majën e Kanioneve

Ora News ka siguruar pamje ekskluzive të momentin kur shefi i rendit të policisë së Tepelenës Roland Zhapa dhe oficeri i policisë Fejzo Meçi shpëtohen nga maja e një prej kanioneve më të lartë, të të Nivicës që ndodhet në fshatin Progonat të Kurveleshit.

Videoja nga vendi i ngjarjes ka mbërritur në në redaksinë e Ora News.

Si u bllokuan policet? – Mbrëmjen e djeshme, Shefi i Rendit të Policisë së Tepelenës, Roland Zhapa, dhe oficeri Fejzo Meçi, kishin dalë për inspektim të zonës për kontroll në kuadër të 0peracionit për parandalimin e mbjelljes së parcelave me kanabis. Ata janë bllokuar në këtë zonë dhe nuk kanë mundur të ktheheshin ndërkohë s’kanë pasur as mundësi komunikimi me telefon pasi zona nuk kishte valë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë: “Gjatë ditës së djeshme, Shefi i Rendit të Komisariatit të Policisë Tepelenë  Komisar Roland Zhapa së bashku me SPZ-në e zonës Inspektor Fejzo Meçe, bazuar edhe mbi bazën e disa informacioneve të marra në rrugë operative  së në pikën më të lartë të Kanioneve të Nivicës mund të ketë të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në territor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të terrenit shumë të thepisur dhe shumë të vështirë, në pikën më të lartë të kanioneve eshte ngjitur Shefi i Rendit dhe SPZ i zonës. 

Ata kanë ushtruar kontroll ne kete territor por nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara.  Punonjesit e policise jane perpjekur të zbresin por kanë mbetur të bllokuar në krye të kanioneve” Informon policia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?