VIDEO/ Mori pjesë në mitingun e PS – Pezullohet nga detyra drejtoresha e qendrës shëndetësore
Aktualitet E Martë, 25 Maj 2021 10:03
Drejtoresha e qendrës shëndetësore numër 1 në Lushnje është pezulluar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri pasi akuzohet se se ka marrë pjesë në fushatë elektorale.
Ky vendim vjen një ditë pasi emisioni investigativ BOOM, denoncoi pjesëmarrjen e punonjësve të kësaj qendre shëndetësore në një miting të PS-së.
Ministri ka urdhëruar ngitjen e një grupi hetimor për verifikimin e akuzave.

