VIDEO/ Përplaset mjeti i policisë në Tiranë, efektivi me urgjencë në spital
Aktualitet E Shtunë, 29 Maj 2021 20:43
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë zonës së “21 Dhjetorit” në kryeqytet.
Një patrullë e policisë rrugore që udhëtonte me motor është përplasur me një tjetër automjet.
Si pasojë e aksidentit raportohet se ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim.
Policia ka rrethuar zonën e aksidentit dhe po heton mbi ngjarjen.

