VIDEO/ Rama nxiton hapin për të dalë afër Donald Trump, qesh me veten
Në ato pak filmime që dolën nga ecja e përbashkët e liderëve të NATO-s gjatë një ceremonie të shkurtër, Edi Rama ra në sy jo vetëm për gjatësinë e tij, por edhe me tentativat për të qenë afër Donald Trump. Në videon më poshtë ai duket që nxiton hapin për të dalë në fillim të grupit, ku është Donald Trump dhe Angela Merkel. Megjithëse nuk po i flet kush, Rama qesh me vete nga biseda që dëgjon mes liderëve botërorë. Pasi nuk e vë re askush, ngadalëson hapin dhe kthehet sërish në fund të grupit.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Bwt9V4JEN64″ width=”560″ height=”315″]

