VIDEO/ Rama shkon në mesnatë në Fushë Krujë. Batuta me të rinjtë: Telefoni të paska shpëtuar nga uji
Kryeministri Edi Rama ka vizituar pas mesnatës zonën e Fushë Krujës, një nga më të prekurat nga përmbytjet.
“Vazhdojmë përpjekjet për të lehtësuar situatën që në zonën e Fushë-Krujës ka qenë posaçërisht dramatike, por falë punës fantastike të të gjithëve është mbajtur nën kontroll e po përmirësohet nga ora në orë”,- shkruan Rama në Facebook.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155358440146523/
Kryeministri ka vizituar në qendrat e pritjes disa prej familjeve që janë strehuar nga autoritetet, pas përmbytjes së shtëpive. Kreu i qeverisë ka bërë humor dhe me disa djem të rinj me të cilët u takua. Duke parë telefonin markës së fundit, të njërit prej tyre, Rama u shpreh: “I Phon-in e paske shpëtuar nga uji”.

