VIDEO/ Sillnin kontrabandë pjesë makine, 5 të arrestuar në Tiranë, dy në kërkim (Emrat)
Pesë persona kanë përfudnuar në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kryeqytet, pasi akuzohen se sillnin kontrabandë, pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete.
Ismail Gani , 49 vjeç, Ilir Naska, 32, Erland Topalli, 40, Arben Kolgjini, 48 dhe Arbri Arapi, 28, të gjithë banues në Tiranë u arrestuan si pjesë e finalizimit të operacionit “Lubrifikanti”.
Gjithashtu policia bën me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit G. G., 43 vjeç, banues në Fier dhe A. G., banues në Tiranë.
“Në orët e para të datës 21.05.2017, në rrugën e Prushit, është konstatuar se nga një autobus, po nxirreshin disa kuti kartoni me vajra lubrifikantë dhe pjesë të ndryshme këmbimi për automjete. Kuti të cilat po ngarkoheshin në një furgon me drejtues shtetasin Ilir Naska,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Në cilësin e provës materiale janë sekuestruar: Autobusi që kishte trasportuar mallrat kontrabandë, automjeti furgon ku po ngarkoheshin mallrat kontrabandë, 372 litra vaj lubrifikant automjeti me logon “Kastrol”, 480 litra vaji lubrifikant auomjetesh me logon e markes PKËV Motor, 33 tuba presioni ujë dhe interkuleri, 20 gomina grushtesh për autovetura, 6 filtra të madhësive të ndryshme, një automjet i tipit Fiat, si dhe 6 celularë të markave të ndryshme.
Policia po punon për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

