VIDEO/ Vrasja e shqiptarit, policia britanike kërkon ndihmë për identifikimin e autorëve (Emri)

Një shqiptar ka humbur jetën në Londër, pasi është qëlluar me thikë nga persona ende të paidentifikuar. Viktima është Edmond Jonuzi, 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Turnpike Lane, në veri të Londrës, raporton ‘DailyMail’.

Shqiptari ka humbur jetën në vendngjarje pa pasur mundësi të transportohet në spital. Ai është qëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se vrasja ka ardhur pas një sherri mes dy grupeve në zonën e Ducketts Common.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për momentin nuk ka persona të arrestuar për vrasjen, ndërsa policia britanike ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Kjo ishte një zonë e populluar shumë pranë stacionit të metrosë Tube Turnpike Lane. Do të ketë njerëz që panë ose dëgjuan diçka të dyshimtë që mund të na ndihmojnë të gjejmë kush e vrau shqiptarin. Unë po bëj thirrje për ndonjë dëshmitar apo kujtdo që ka informacion që të kontaktojë me policinë”- tha Inspektori i Komandës së Policisë Metropolitane.
y7uh7jnb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?