FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/Nëna me foshnjën në krahë qan e ulërin, iu sulet policëve në Shkozë: A keni familje?

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shfaqet një grua me fëmijë të mitur në krahë, teksa shpërthen në ngashërim para punonjësve të policisë, pasi do t’i shembet banesa në Shkozë.

“Si nuk keni turp, a keni familje? Si nuk ju vret ndërgjegjja? Mos hani krahët tona, hani krahët tuaja. Është e popullit nuk është e juaja. Na trajtoni si kafshë, si kriminele, çfarë kemi bërë ne?”, dëgjohen disa prej fjalëve të gruas në video.

Berisha shkruan se kjo është klithma e një nene para hordhive me uniforme. “Terror policor! Kjo eshte klithma e nje nene me foshnjen ne krahe ne Shkoze para hordhive me uniforme qe po i shkterrojne shtepine! Sb”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/870548719772703/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/1802268423398495/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?