Vidhet një portofol, policia bllokon urbanin në Tiranë, por hajduti…(Video)
Para pak minutash një autobus në Tiranë është bllokuar nga policia dhe të gjithë pasagjerët kanë mbetur brenda. Shkak për ketë ngjarje të pazakontë mësohet të jetë bërë vjedhja e një portofoli.
Gazetarja Esiona Konomi që ka postuar edhe një video në profilin e saj në Facebook, dhe tregon se ndodhet brenda urbanit të bllokuar.
Sipas saj, grabitja ka ndodhur në autobusin e linjës së “Tiranës së Re”, tek “Vasil Shanto” në kryeqytet.
Por ndonëse policia i kontrolloi të gjithë pasagjerët, portofoli i humbur nuk u gjet. Edhe kësaj radhe “xhepisti” është treguar i shkathët dhe ia ka mbathur para se ta pikasnin dhe të mbyllej dera e urbanit.

