“Vishej me të shkurtra e su bënte kafenë”, mbesa përballet live me gjyshen
Hendeku mes nipërve e mbesave me gjyshërit është shumë i madh, sidomos në Shqipëri, por dashuria e gjyshes për mbesën/ nipin apo anasjelltas kapërcen çdo vështirësi.
Një vajzë nga Berati ka surprizuar gjyshin e gjyshen e saj pasi i ka ftuar ato tek e “Diela Shqiptare” në ka “Një mesazh për ty”.
Gjatë emisionit ajo rrëfen se është rritur nga gjyshërit pasi prindërit jetonin në Greqi dhe për një kohë ka jetuar edhe në Tiranë.
Por me kthimin e saj sërish në fshat në Berat, gjërat mes saj dhe gjyshes kanë ndryshuar.
E reja tregon se gjyshja nuk do ta lë të vishet më të shkurtra dhe se çdo mëngjes kërkon t’i bëjë kafen.
Për këto arsye mes tyre shumë herë ka pasur grindje. Por arsyeja pse vajza ftoi gjyshërit në emision është t’u kërkojë falje për çdo zënkë e probleme që kanë pasur gjatë kësaj kohe

