Vjehrri masakron me thikë nusen e djalit në Kurbin
Aktualitet E Shtunë, 22 Maj 2021 09:47
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin. Mësohet se vjehrri 80-vjeçar ka qëlluar me thikë nusen e djalit duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Policia bën me dije se autori i krimit është 80 vjeçari, Ndoc Tota.
Ende nuk dihet arsyet e krimit brenda në familje, por policia gjendet në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

