Vjosa del nga shtrati, vijojne evakuimet nga Novosela e Selenica
Ora 15:08 Lumi Vjose vërshon nga shtrati në zonen Bishtit të Malit në Selenicë të Vlores. Prurjet në zonë janë të shumta. Jane evakuar familje pranë shtratit të lumit në Selenicë.
“Banorët e Selenicës deri tani nuk rrezikohen”, tha kryetari i bashkisë së Selenicës në një prononcim për Ora News në orën 15:15. Ai tha se Vjosa ka përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke por nuk rrezikohen banorët
Rama ne Novosele, falenderon Bashen
Ora 15:00 Tek Ura e Mifolit, mbërriti dhe kryeministri Rama. Ai falenderoi kryetarin e PD-së i cili dje në mbrëmje “shprehu mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet që ishin në rend të ditës lidhur me buxhetin dhe të na japë mundësinë ta mbyllim seancën”
Gjithashtu përsëriti apelin “ndaj të gjithë qytetarëve në zonat e paralajmëruar si të prekshme nga prurjet e lumit Vjosë të jenë të vëmendshëm dhe tu përgjigjën kërkesave për tu evakuar dhe për tu spostuar. Të shpëtojmë jetët e njerëzve, sa të mundemi bagëtitë dhe më pas kur vjen dielli vjen pjesa tjetër e bilanceve.”
Nis evakuimi i 3000 personave
Ora 13: 50 Në Vlorë do të nisë evakuimi i mbi 3 mijë banorëve nga Novosela. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje 1 ose 2 orësh.
banorët e evakuar do të vendosen në Pallatin e Sportit dhe në konviktin e shkollës industriale, informon gazetarja e Ora News Jerola Ziaj
“Vjosa është baraz me nivelin e argjinaturës”
Situata kritike : Largohuni
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka inspektuar nga afër situatën pranë urës së Mifolit.
Niko Peleshi: “Kemi ardhur ketu te ura e Mifolit mbi lumin Vjose per te pare situaten. Duhet ta them qe jemi ne kufijte kritike te nivelit te lumit Vjose. Nderkohe qe rreshjet do te vazhdojne dhe intesiteti pritet te rritet, niveli do te ngrihet. Shpresojme qe te mbahet ne nivelin kritik dhe te mos e kaloje ate por duhet ta them per te gjithe banoret e zones te fshatit apo qyteteve perreth qe jemi prane kufijve te vitit 2015, pra parashikohet nje situate qe mund te jete shume kritike dhe duhet shmangur katastrofa. Per kete arsye vleresoj momentin per tu bere thirrje te gjithe banoreve ne zonat prane brigjeve te lumenjve, te perrenjve prane derdhjes ne det te evakuhohen, te largojne bagetite. Nje proces qe tani ka filluar. Shtabi I emergjencave prane prefektures se fierit me bashkine e qytetit dhe gjithe forcat e tjera kane bere paralajmerimet e tyre.
Ka filluar evakuimi dhe largimi I bagetive ne Darzeze, por situata do te perkeqesohet. Po mundohemi ta mbajme ne kontroll dhe intensitet te plote hidrovorin e zones . Te gjithe jane duke punuar. Jane te furnizuar me linja dyfishe te energjise elektrike, pra energjia elektrike eshte e panderprepre. Po punojne me kapacitet te plote , por kjo eshte nje situate e jashtezakonshme duhet ta pranojme. Keshtuqe per te shmangur cdo eventualitet, cdo katasrofe, shikoni qe niveli I lumit Vjose eshtem mbi 6 m. Pra eshte niveli kritik. Duhet ti pergjigjemi dhe te komunikojme me numrin 112 per cdo rast emergjence qe eshte numri shtabit qendror te emregjences.ne do te vazhdojme te jemi ne gatishmeri , mjetet e bordit te drejtorise se ujitje kullimit jane duke punuar ne pikat kritike. duhet te pergatitemi per te shmangur dhe per te ruajtur mbi te gjitha jeten e njerezve dhe pastaj natyrisht edhe te gjese se gjalle qe duhet evakuar me shpejtesi. Tufat e bagetive, barinjte, duhet tiu largohen lumenjve, perrenjve, malore dhe derdhjes ne det sa me shpejt qe te jete e mundur.

