Vlorë, bllokohet gomonia 10 m e gjatë, do trafikonte drogë (Foto)

Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar një gomone 10 m të gjatë dhe me dy motorë, e dyshuar se do të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike.

Mjeti lundrues e markës “Yamaha” u gjet në zonën e quajtur “Fusha e druve”, ndërsa ka mbishkrimi “EBI” dhe rezulton në proncesi të V.M.

Gomonia më parë ka qenë në vendbanimin e Orikumit por është lëvizur nga toka me qëllim për t’u hedhur në det në zonën e Zvërnecit.
gomone

Swiss Digital Desktop Reklama

skafi
(Gomonia e sekuestruar në Vlorë)

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky mjet lundrues mund të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit Italian.

Shërbimet bënë të mundur bllokimin e mjetit në Pikën e Grumbullimit Triport për veprime të mëtejshme.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Zhvendosja e mjetit lundrues pa autorizim”, bazuar në ligjin 8663, viti 2000.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?