Vlorë – Menaxhimi i zjarreve, zjarrfikëset nuk hyjnë dot mes pallateve
Në Vlorë, zjarrfikëset përballen me vështirësi të mëdha në menaxhimin e rasteve të zjarrit në banesa apo biznese. Rrugët e ngushta bëjnë që mjetet të mos hyjnë dot mes pallateve,ndërkohë që në stacionin e zjarrfikëseve, hyrjet dhe daljet e mjeteve pengohen nga makinat e parkuara pranë stadiumit ‘Flamurtari’.
Menaxhimi i zjarreve që mund të përfshijnë banesa apo biznese në qytetin e Vlorës, mbetet problematik për shkak të hapësirave te pakta publike, rrugeve te ngushta mes pallateve apo edhe parkimeve të gabuara në rrugë kryesore dhe dytësore të qytetit.
Shefi i njësisë së mbrojtjes dhe parandalimit të zjarrit në qytetin e Vlorës, Luan Kapaj, thekson se jo rrallë herë gjenden përballë vështirësive për t’ju afruar objektit ku ka zjarr.
Për njësinë zjarrëfikëse, problematikë përbën edhe vendndodhja aktuale e stacionit zjarrëfikës, shumë pranë stadiumit ‘Flamurtari’, ku në rast ndeshjesh hyrja dhe dalja e zjarrëfikseve është thuajse e pamundur për shkak të parkimit të automjeteve aty pranë.
/Oranews

