Vlorë, mungojnë rojet bregdetare dhe piketat kufizuese në det
Ndërsa ka nisur sezoni turistik në Vlorë, si në plazhet e administruara nga privatët ashtu dhe në plazhet publike mungojnë kullat e vrojtimit, rojet bregdetare dhe pengesat kufizuese për mjetet lundruese.
Shqetësimi nuk është i ri, i mbartur ndër vite nuk ka njohur zgjidhje asnjëherë, pavarësisht incidenteve edhe me humbje jete.
Të pyetur për sigurinë, pushuesit shprehen se duhet më shumë punë për të sjelle ne standarte turizmin.
Ndërkaq, piketat e kufizimit te hyrjes dhe daljes të mjeteve lundruese ne det janë problemi i radhës i pazgjidhur, pasi shpesh herë mjetet lundruese u afrohen vendeve ku ndodhen pushuesit.
Kullat e vrojtimit , rojet bregdetare dhe piketat kufizuese sipas ligjit, janë detyrim që duhet përmbushur nga Bashkia e Vlorës.

